Enkelejd Alibeaj, në një reagim në Facebook shprehet se Partia Demokratike në 1991 mori bekimin nga sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, James Baker. Nëpërmjet një video-mesazhi, Alibeaj thekson se ky moment mbetet një nga të rëndësishmit.
Statusi:
6 muajt e parë të lirimit, në qershor të vitit 1991, mori bekimin amerikan, nga sekretari amerikan i shtetit, James Baker. Dhe ishte ky në fakt, një nga momentet më të rëndësishme që bekoi atë që e cila ishte, është dhe duhet të ngelet Partia Demokratike e vërtetë: Partia e vlerave europiane, Partia e vlerave proamerikane, Partia e vlerave antikomuniste.
Më tej Alibeaj shkruan: Ëndrrën gjysmë-shekullore të shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë si Europa , për ta drejtuar Shqipërinë nga perëndimi nuk duhet t’ia tolerojmë askujt, ta ndalë! E për këtë gjithsecili prej nesh do duhet të bëjë sakrificën sublime.
Arena e Lajmit