Vorskla Poltava ka regjistruar një tjetër humbje në javën e dytë të kampionatit teksa është mposhtur me rezultatin 1-2 nga skuadra e Veres-Rivne.
Tre ish-lojtarët e Tiranës, Taulant Seferi, Enur Totre dhe Ardit Toli e nisën si titullarë sfidën, por pa arritur dot të bëjnë diferencën në fushë për ti dhënë skuadrës së tyre fitoren.
Me këtë rezultat Vorskla mbetet me zero pikë pas dy ndeshjeve të para të sezonit të ri duke mbajtur vendin e fundit në renditje.
Arena e Lajmit