Partia e Lirisë reagon për investigimin e “News24”: Rama koka e korrupsionit. Denoncimet me zë dhe figurë të korrupsionit të qeverisë, arsyeja e shembjes së ‘Prestige’

Shefi

Në një reagim në Facebook, Elona Gura ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është koka e korrupsionit në Shqipëri.

Ndërsa ka shpërndarë edhe një investigim të News24 lidhur me skandalin e korrupsionin me doganierët e Portit të Durrësit, Guri thotë se arsyeja e vërtetë e prishjes së restorit turistik “Prestige”, janë pikërisht këto denoncime me zë dhe figurë të korrupsionit të qeverisë nga grupi mediatik.

Statusi:

Edi Rama është koka e korrupsionit në Shqipëri.

Arsyeja e vërtetë e prishjes së restorit turistik “Prestige”, janë pikërisht këto denoncime me zë dhe figurë të korrupsionit të qeverisë nga grupi mediatik.

Shikoni se si doganierët në Durrës janë kthyer në gjobaxhinj të rëndomtë dhe korrupsioni ka kapur çdo qelizë të Doganave, duke ndjekur shembullin e shefit të tyre, vetë kryeministrit Rama.

Kjo qeveri duhet hequr nga rrënjët!

Partia e Lirisë reagon për investigimin e “News24”: Rama koka e korrupsionit. Denoncimet me zë dhe figurë të korrupsionit të qeverisë, arsyeja e shembjes së ‘Prestige’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook