Bllokohen dy lokale të kthyera në pika bastesh, 6 të arrestuar në Devoll

Bb5c4713 B900 4f01 Ae8c C278168c353c

Devoll/Kontrolle intensive në lokale dhe në ambiente të tjera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”.

Gjatë kësaj faze të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Devoll:

✅2 lokale që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u bllokuan;

✅6 shtetas që organizonin dhe luanin lojëra fati, u vunë në pranga;

✅6 celularë, lekë dhe euro që qarkulloheshin nëpërmjet basteve, u sekuestruan.

Në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, goditën 2 raste të tjera të kësaj fushe, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 60 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka vënë lokalin e tij, në dispozicion të këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytetin e Bilishtit, në lokalet e shtetasve V. B. dhe L. K., konstatuan 6 shtetasit e arrestuar, duke vënë baste sportive përmes celularëve.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 celularë, shuma parash në lekë dhe në euro, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Bllokohen dy lokale të kthyera në pika bastesh, 6 të arrestuar në Devoll

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook