“Kur e ke bilbilin, nuk është e thënë t’i biesh gjithmonë”, Bellaj e ka me gjyqtarin: Faull pas faulli e pëson golin

Arjan Bellaj, trajneri i Bylisit, e cilësoi ndeshjen e sotme ndaj Teutës si një tjetër hap para i skuadrës së tij. Ai vlerësoi në mikrofonin e “Oversport” paraqitjen e ballshiotëve por kritikoi atë të gjyqtarit.

bellaj

“Unë jam shumë i kënaqur nga çunat për shpirtin që japin në fushë, zemrën. I përgëzoj gjithmonë, edhe në rezultate negative, por ndeshja e sotme besoj se mbaroi me disa gjëra. Pjesën e parë nuk e nisëm mirë, një 10 minutësh i dhamë shumë fushë, por pastaj korrigjuam, morëm kontrollin, morëm penallti të saktë që anuloi gjyqtari, shënuam, kishim raste të tjera. Nuk më pëlqeu fare te faullet e gjykimi, unë nuk merrem me arbitrat. por kur e ke bilbilin nuk është e thënë ti biesh gjithmonë. Edhe të faulli i golit, ishin shumë situata të dyshimta, kishim edhe ne situata të tilla. Nuk është në të mirë të futbollit, duhet të rregullohet nga të gjithë, të rregullohet nga të gjithë. Është gjynah që në pjesën e dytë, nga ato bilbila dhe faulle, lojtarët humbasin përqendrimin, se me faull pas faulli pësohet gol.

Ne punojmë për të treguar çdo ndeshje atë që kemi si plan, si të fillojmë lojën dhe luajmë si të përballojmë ekipet. I kemi parë të gjithë ndeshjet dhe të krahasojmë futbollin, i përshtatemi lojës që ka kundërshtari. Pamë ndeshjen e Teutës me Laçin dhe punuam në pikat që duhej të ishim superiorë ndaj tyre. Ne ia arritëm që të luanim si ekip, morëm një pikë dhe unë i them çunave që në ndeshjet që nuk arrijmë të fitojmë, të mos i humbasim. Është mirë për çunat dhe çdo meritë u takon atyre.

Këto ndeshje janë për tu analizuar dhe të rrimë duke parë të mirat dhe gabimet, se kur ke në dorë pjesën e parë duhet të shënosh të dytin. Arritëm te porta me golin, krosimet, por duhet të përmirësohemi se mosha mesatare është 22 vjeç. E mira është që janë moshë e re dhe luajnë futboll si të kenë eksperiencën e 30 viteve.

Episodet e goditjeve standarde në lojë të japin gjithmonë fitoren, të rrallë golat nga distanca, punuam gjatë javës me goditjet standarde. Punuam shumë por pastaj humbëm markimet në shtyllën e dytë, por si ekip i ri që jemi, i përgëzoj se deri diku bëmë diçka, bëmë atë që kërkojmë dhe jemi të kënaqur. Kemi ende shumë punë, të dy këto ndeshje i kemi bërë pothuajse mirë, por duhet të punojmë në goditje standarde dhe në anën mbrojtëse”, tha Bellai.

Arena e Lajmit


“Kur e ke bilbilin, nuk është e thënë t’i biesh gjithmonë”, Bellaj e ka me gjyqtarin: Faull pas faulli e pëson golin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook