Masakra e trefishtë në Tiranë, familjarët e Dan Hutrës i druhen hakmarrjes, kërkojnë mbrojtje nga policia

Dan Hutra Ne Gjykate 3gif

Familjarët e Dan Hutrës, autorit të masakrës së trefishtë në Tiranë pak ditë më parë, kanë kërkuar mbrojtje nga policia pasi i druhen hakmarrjes nga familjarët e viktimave.

Sipas Panorama TV , motra e Dan Hutrës bashkë me të birin të cilët jetojnë në zonën e Saukut në kryeqytet thonë se kanë pasiguri për jetën pas krimeve që kreu Hutra.

Ngjarjet ndodhën në një hark kohor prej 35 minutash të mërkurën. Hutra plagosi fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin në Astir me të cilën kishte pasur lidhje intime.

Më pas ai udhëtoi drejt Paskuqanit, në familjen Hysa ku jetonte ish bashkëjetuesja e tij e cila e kishte paditur për dhunë në familje. Hutra qëlloi për vdekje motrën dhe kunatën e ish bashkëshortes dhe plagosi atë vetë bashkë me të ëmën.

Seria e krimeve të tij nuk u ndal këtu. Autori i masakrës ekzekutoi në Kamëz Elteva Kurtin për shkak të konflikteve që kishte pasur me vëllanë e saj në burg.

Ai ishte nisur për të vrarë një person të katërt në momentin kur u ndalua nga policia. Autori nuk ka shfaqur pendesë për krimet duke thënë se i ka kryer ato me vetëdije të plotë.

Masakra e trefishtë në Tiranë, familjarët e Dan Hutrës i druhen hakmarrjes, kërkojnë mbrojtje nga policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook