“Varfëria dhe korrupsioni i detyron të largohen nga vendi”/ “The Guardian”: Të rinjtë shqiptarë pasi mbërrijnë në Britani shfrytëzohen!

Britani

“The Guardian” në një artikull të publikuar së fundmi është ndalur sërish tek emigrantët shqiptarë. Sipas “The Guardian” të rinjtë shqiptarëve pasi mbërrijnë në mënyrë legale në Britani, shfrytëzohen. Ndërsa shton se ata udhëtojnë drejt Britanisë për shkak të varfërisë e korrupsionit.

Statistikat e imigracionit tregojnë se shqiptarët përbënin 28% të mbërritjeve në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2022, përqindja më e madhe e çdo kombësie, të ndjekur nga afganët (20%). Nga të ardhurit shqiptarë, 85% aplikuan për azil dhe rreth 12% thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne.

Ardur (jo emri i tij i vërtetë), 25 vjeç, tha se nuk kishte dëshirë të linte prindërit dhe vëllezërit e motrat tetë vjet më parë kur mbushi 17 vjeç, por një mosmarrëveshje mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër në fshatin e veriut shqiptar ku ai u rrit ishte kthyer në dhunë dhe nga frika se ai do të vihej në shënjestër, babai i tij pagoi që ai të kontrabandohej në MB.

“Ne shihemi si azilkërkues jo të besueshëm. Njerëzit supozojnë se ne kemi ardhur për një jetë më të mirë. Kjo është e vërtetë për disa – njerëzit janë të varfër, vendi është i korruptuar dhe plot krime dhe urrejtje, dhe nuk ka të ardhme për të rinjtë. Por erdha sepse jeta ime ishte në rrezik”, tha ai.

Gjithashtu ai ka treguar se ka bërë punë nga më të ndryshmet, por edhe shumë të rënda.

Arena e Lajmit

“Varfëria dhe korrupsioni i detyron të largohen nga vendi”/ “The Guardian”: Të rinjtë shqiptarë pasi mbërrijnë në Britani shfrytëzohen!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook