Uatfordi pësoi një humbje zhgënjyese në shtëpi përballë QPR, me rezultatin 2-3, por përveç kësaj, skuadra angleze humbi dhe Rei Manajn pas vetëm 31 minutash lojë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim muskulor dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës shumë shpejt.
Tashmë priten vetëm rezultatet e analizave për të parë gjendjen e Majnajt dhe për sa kohë do t’i duhet për tu rikuperuar.
Kjo gjë mund ta penalizojë atë për grumbullimin e Kombëtares, me Edi Rejan që pas Gjimshitit, ndoshta do t’i duhet t’ia bëjë dhe pa një tjetër lojtar kryesorë.
Arena e Lajmit