Superliga e Kosovës/ Gjilani fiton me përmbysje, rrugën e rrjetës e gjen edhe… Kale

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 4-t në “Albi Mall Superligën” e Kosovës. Gjilani ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke shënuar fitore në shtëpi në duel me Trepçën’89, me rezultat 3-1.

GJILANI5

Për Gjilanin kjo ishte fitorja e tretë në këtë edicion, krahas një barazimi dhe aktualisht me meritë kryeson renditjen me 10 pikë. Deri te fitorja ndaj skuadrës së rikthyer në elitë, gjilanasit arritën me përmbysje të rezultatit.

Në fakt, mitrovicasit kaluan të parët në epërsi  me golin e shënuar nga Kristian Mba, në minutën e 8-të. Ndërkohë, shifrat u barazuan në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur qendërmbrojtësi Augustin shënoi autogol. Për përmbysjen 2-1 u përkujdes Elton Kale në minutën e 48-të, ndërsa Mevlan Zeka në minutën e 65-të e vulosi fitoren për skuadrën gjilanase. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër,

Drenica ka shënuar fitore si mysafire në duel me Malishevën, me rezultat 2-1. Golat për kuqezinjtë e Skenderajt i shënuan Arbios Thaqi, në minutën e 30-të dhe qendërsulmuesi Bintsouka Koxy, në minutën e 39-të.

Arena e Lajmit


Superliga e Kosovës/ Gjilani fiton me përmbysje, rrugën e rrjetës e gjen edhe… Kale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook