VIDEO/ “Ka Zot lart”! Karton i kuq i çuditshëm për Kristal Abazajn, por kryevepra e Ethemit i jep fitoren e parë Istanbulsporit

Përballje dramatike ajo mes Alaniasporit dhe Istanbulsporit e vlefshme për javën e katërt të Superligës turke, teksa në fund ishte skuadra e futbollistëve shqiptarë ajo që festoi, falë eurogolit nga goditja e dënimit të Valon Ethemit, i cili në minutën e 48-të, me një kryevepër, e dërgoi topin në trekëndësh duke i dhuruar fitoren e parë në kampionat Istanbulsporit.

 

Protagonist në këtë duel ishte edhe Kristal Abazaj, i cili u aktivizua nga stoli në minutën e 72-të, në minutën e 86-të, futbollisti shqiptar, shkakton penallti shumë të kontestuar, e cila u humb nga Kandeias.

Në momentin e humbjes së penalltisë nga futbollisti i Alaniasporit, Abazaj shkoi me vrap te gjyqtari duke i bërë me shenjë se “Ka Zot lart”, në këtë moment Abazj u ndëshkuar me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë pikërisht në minutën e 87-të.

Pavarësisht disavantazhit numerik, Istanbulspori arrit i të triumfonte duke marrë 3 pikë të arta në transfertë. Kujtojmë që pjesë e skuadrës turke janë edhe shqiptarët e tjerë Topalli, Rroca dhe Guri, i transferuar së fundmi.

Arena e Lajmit


VIDEO/ “Ka Zot lart”! Karton i kuq i çuditshëm për Kristal Abazajn, por kryevepra e Ethemit i jep fitoren e parë Istanbulsporit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook