Atentati në Shkodër, policia shpall në kërkim djalin 20-vjeçar të ish-presidentit të Vllaznisë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy atentatorët që dy ditë më parë qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të 25-vjeçarit Alban Bruçi në lagjen “Rus” në Shkodër.

Policia bën me dije se po punohet për kapjen e dy të rinjve të identifikuar si Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç. Tornato Fusha është djali i ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive banale mes shënjestrës dhe një prej autorëve të saj dy vite më parë.

Para 2 vitesh, Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me Tornato Fushën. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani”.

Makina me të cilën udhëtonte Bruçi u qëllua dy netë më parë me të paktën 19 plumba të qitura nga një pistoletë me silenciator. Dy personat e shpallur në kërkim dyshohet se udhëtonin me motoçikletë dhe qëlluan në drejtim të automjetit sapo i riu ishte afruar pranë banesës së tij.

Njoftimi i policisë për identifikimin e autorëve

Shkodër/Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 25.08.2022, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. B.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve:

-T. F., 20 vjeç dhe B. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Atentati në Shkodër, policia shpall në kërkim djalin 20-vjeçar të ish-presidentit të Vllaznisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook