Ish-ministri i Drejtësisë në SPAK për ‘Gërdecin’, gazetarja jep detaje: Prej më shumë se një ore në Prokurorinë e Posaçme, në ditët në vijim pritet…

Spak

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për çështjen Gërdecit.

Gazetarja Klodian Lala tha për “BalkanWeb” se ish-ministri ndodhet prej më shumë se një orë në zyrat e SPAK, ndërsa sqaroi se në ditët në vijim pritet të merren në pyetje edhe personazhe të rëndësishme.

“Në tragjedinë e Gërdecit, dëmet materiale ishin miliona euro. Aldo Bumçi po pyetet në lidhje me disa momente që lidhen me tragjedinë e Gërdecit.

Prokuroria e Posaçme ka parë të udhës të marrë dëshminë e Aldo Bumçit, i cili ndodhet në zyrat e SPAK prej më shumë se një orë. Më herët janë pyetur edhe personazhe të tjerë dhe me gjasë në ditët në vijim do të pyetën dhe personazhe të rëndësishme. Kujtojmë se në këtë tragjedi u shënuan 26 viktima”, raportoi gazetarja.

Arena e Lajmit

Ish-ministri i Drejtësisë në SPAK për ‘Gërdecin’, gazetarja jep detaje: Prej më shumë se një ore në Prokurorinë e Posaçme, në ditët në vijim pritet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook