“Fshihet si miu, do ta marrë në qafë atë”/ Braho nxjerr foton në studio: Ky është sekti mafioz në Durrës, këtë ma dërgoi kamerieri i lokalit dhe…

Braho Me Foton

Ish-deputeti Spartak Braho ka publikuar një foto në studion e “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, në të cilën shihen në një restorant Vangjush Dako, Emirjana Sako dhe disa anëtarë të PS në Durrës.

Braho tha se këtë foto ia ka dërguar kamerieri i lokalit, ndërsa shtoi se Sakon do ta marrë në qafë Dako.

“Ky është sekti mafioz i Durrësit, zoti Dako i shpallur non grata, koka e mafies në Durrës. Ka mbledhur sektin e tij dhe po drekojnë në Kodrën e Kuajve në Durrës. Kjo (Emirjana Sako) është etiketuar si personi që luan me muzikën valsin e kompozuar Vangjushi. Nuk dua të jem i ashpër me të. Është arkitekte e mirë, por do e marrë në qafë Vangjushi. Ai është si miu, fshihet nëpër rrugët e Durrësit, nuk del e ka vajtur të ndyjë aktivin e partisë në Durrës. Fotografinë ma ka dërguar kamarieri i lokalit”, tha ai.

Foto Braho

“Fshihet si miu, do ta marrë në qafë atë”/ Braho nxjerr foton në studio: Ky është sekti mafioz në Durrës, këtë ma dërgoi kamerieri i lokalit dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook