“Vonohen shkëmbimet e informacioneve”, Salianji debat për tensionet në Veri të Kosovës, i kthehet deputetit të PS: Gjeneral vish çizmet e dil në front!

Salianji

Teksa veriu i Kosovës po përjeton tensione, ku serbët kanë vendosur barrikada, ndërsa janë regjistruar disa incidente, vjen një reagim nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ky i fundit gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë ka kërkuar që të reagohet për tensionet në veri dhe që Shqipëria të mbajë qëndrimet e saj dhe të marrë masa.

Sipas tij, nga konstatimet e inteligjencës kosovare, vonohen shkëmbimet e informacioneve nga ana e palës shqiptare. Ai kërkoi që në Komision të jënë të pranishëm përfaqësues të SHISH apo dhe ministrja e Mbrojtjes. Madje ai debatoi dhe me deputetin e PS-së, Bardhyl Kollçaku, ish-ushtarak, ku u sugjeroi këtij të fundit që të dalë në front.

DEBATI
Salianji:
Ju thatë që të bëjmë kërkesë për të ardhur ministri apo drejtori i policisë. Që në shtator e kemi kërkuar ministrin këtu opozita. Unë kam një çështje dhe e mbylla. Do propozonim ne si opozitë, se na e jep dhe rregullorja të drejtën, duke qenë se nuk na vjen ministri, por po e them në publik; ne jemi në një situatë kritike në Veriun e Kosovës, por jemi komisioni i Sigurisë ku s’kemi bërë asnjë diskutim. Jemi në një situatë ku Vuçiç po përdoret nga Putin. Kemi qenë bashkë me kolegë të parlamentit të Kosovës ku na kanë shprehur shqetësimin e tyre që institucione e sigurisë në vendin tonë, kryesisht të Inteligjencës, që nuk shkëmbejnë informacionin e duhur dhe të shpejtë me kolegët e Kosovës. Për të qenë të përgatitur, ku presidenti i Serbisë thotë do çojmë 1000 trupa në Kosovë, ne duhet të gatshëm që të thërrasim drejtuesit e shërbimeve, të SHISH, të shërbimit të Ushtrisë, ministrin e Mbrojtjes, për të marrë informacion dhe për të kërkuar llogari. Nëse Shqipëria nuk i gjendet sot Kosovës, që e kemi detyrim kushtetues, atëherë më mirë mos të ekzistojnë fare. Ça institucione kot?! Drejtuesit e Shërbimeve dhe Ministri i Mbrojtjes të vijë të na japë sqarim se për cilën arsye vonohen informacionet dhe shkëmbimet me Kosovën. Nuk shoh qëndrim nga Parlamenti. Ju po doli Rama është perëndia, por Rama e ka vëlla Vuçiçin. Ti si gjeneral, duhet të dalësh të veshësh çizmet dhe të shkosh aty. Lerë se ça thotë Rama (I drejtohet Bardhyl Kollçaku). Gjenerali të shkojë të veshë çizmet dhe mos të merret me llafe që s’i takojnë.

Kollçaku:
S’jam si puna jote unë
Salianji: Atje në front!

“Vonohen shkëmbimet e informacioneve”, Salianji debat për tensionet në Veri të Kosovës, i kthehet deputetit të PS: Gjeneral vish çizmet e dil në front!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook