LLOGARITË/ Për çfarë luhet në 90 minutat e fundit në Kategorinë e Parë (NDESHJET DHE RENDITJA)

Kategoria e Parë i ka mbyllur pjesën dërrmuese të verdikteve një javë para fundit të sezonit.

topi-kategoria-e-pare

Janë përcaktuar 2 skuadrat e ngjitura direkt në Superiore, Bylisi kampion dhe Erzeni. Janë të qarta edhe katër ekipet që kanë zbritur direkt në Kategorinë e Dytë, që janë Shkumbini, Maliqi, Vora dhe Butrinti.

90 minutat e fundit kanë vlerë për disa ekipe, kryesisht për ata që duan të shmangin zonën “play out” që përkon me vendet 11 dhe 12. Si dhe për skuadrën që do të pozicionohet e gjashta, që është e fundit për katërshen e zonës “play off”.

Sa i përket kësaj zone që synon Superioren, dilema është se vendi i 6-të do t’i takojë Tomorit, që e mban aktualisht apo Burrelit që ka dy pikë më pak se beratasit.

Tomori pret Pogradecin që është i përfshirë në ethet e zonës “play out”, ndërsa Burreli luan në transfertë me Maliqin që ka rënë nga kategoria. Burreli ka një shans nëse fitojnë sot dhe në të njëjtën kohë Tomori humbet.

Vetëm humbja e beratasve u leverdis, pasi me barazim pikësh beratasit marrin nga golavarazhi total, pasi 2 përballjet direke janë mbyllur në barazim 0-0.

E zjarrtë është beteja për zonën “play out”. Duke filluar nga Lushnja e vendit të tetë me 39 pikë, deri te Turbina e vendit të 12-të me 37 pikë, janë në “ethe” në 90 minutat e fundit.

Lushnja luan me Shkumbinin që ka rënë; Besëlidhja luan në Shijak me Erzenin që është ngjitur në Superiore; Turbina luan në Sarandë ndaj një Butrinti të inatosur nga rënia; Pogradeci luan në Berat ndaj Tomorit, që gjithashtu i nevojitet fitorja.

kat 1

Arena e Lajmit


LLOGARITË/ Për çfarë luhet në 90 minutat e fundit në Kategorinë e Parë (NDESHJET DHE RENDITJA)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook