Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për projektrezolutën e opozitës për Srebrenicën. Berisha ka publikuar foton e Ramës me Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç, teksa shkruan si veshka midis padronit supergrata dhe vëllait nongrata!
Berisha deklaron se pretendimi i Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshter e denjë vetëm për atë. Sipas tij, rezoluta për dënimin e genocidit në Bosnjë është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit, është shqyrtuar në kryesine e parlamentit dhe është vendosur t’i paraqitej sot seancës plenare.
Ai thotë se përfaqësuesit e PS, shumicë në kryesinë e Parlamentit kanë refuzuar në kryesi dhe kanë votuar me ndërgjegje të nxirë kundër rezolutës.
POSTIMI I PLOTË
Si veshka midis padronit supergrata dhe vëllait nongrata!
Njoftim shtypi.
Lidhur me deklaratën e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:
Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.
Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.
Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.
Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.
Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine. sb