Investigimi i “News24” për shitjen e vulave në dogana, Murati: Të hetohet e gjithë piramida. Drejtësia duhet të shkojë në nivelet më të larta të politikës!

Erli Murati

Kryeredaktori i gazetës shqiptare, Erl Murati i ftuar në studion e News4 foli për denoncimin dhe publikimin e videove të reja të News24 për korrupsionin në dogana, ku shihet se si shoferët i vendosin vetë plumbçet e sigurisë.

“Ajo që pamë sot në News24 është episodi i radhës i skandaleve. Në çdo vend normal do të kishte pasur reagime nga institucionet si nga eprorët, edhe nga ana e drejtësisë. Ky është skandal që afishohet prej ditësh në “News24” dhe kërkon transparencë dhe drejtësi. Por për të bërë drejtësi duhet të kemi institucione të pavarura. Gjithashtu do të duhet të kishte reagime për këto skandale. Raste të tilla jo vetëm në dogana, kemi parë që rrallë herë drejtësia ka vepruar për skandale që publikohen në media”, tha Murati.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Murati u shpreh se korrupsioni është një fenomen që duhet të goditet që nga gjeneza.

“Korrupsioni duhet të zgjidhet në gjenezë, duhet të ketë një hetim të të gjithë piramidës të këtij institucioni. Duhet jo vetëm reagim nga pushteti politik, por edhe drejtësia duhet të japë disa përgjigje që nuk i ngre thjesht Neës24, por publiku. Kemi të bëjmë me një rrejt të organizuar, mirë-strukturuar dhe nëse ka vend për ta çuar dosjen në gjyq, duhet trajtuar nga gjykata. Drejtësia nuk duhet të dëgjojë vetëm apelet e ambasadores amerikane, por të bëjë më shumë. Drejtësia duhet të shkojë në nivelet më të larta të politikës, bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj. Skandale të tilla uroj të mos bien në vesh të shurdhët. Prokuroria i detyrohet një shpjegim publikut”, tha ai.

Arena e Lajmit

Investigimi i “News24” për shitjen e vulave në dogana, Murati: Të hetohet e gjithë piramida. Drejtësia duhet të shkojë në nivelet më të larta të politikës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook