Derbi i kryeqytetit/ Partizani-Tirana, ndeshje revanshi në… “Elbasan Arena”

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës nuk është vetëm ndeshja më e madhe e Shqipërisë. Është kartolina e futbollit shqiptar, por edhe qëllimi i ditës.

TIRANA PARTIZANI 1

Ky derb i katërt mes dy skuadrave, veç rivalitetit të zakonshëm, mund të konsiderohet edhe si derbi i revanshit.

Duke e nisur nga Partizani pritës, revanshi është për faktin se të kuqtë kanë më shumë se një vit që nuk e fitojnë një ndeshje derbi dhe me Tiranën nuk duan të humbasin e të mos u japin kënaqësinë bardhebluve të fitojnë titullin me fitore ndaj të kuqve.

Bardheblutë duan revansh, sepse Partizani para dy sezoneve festoi titullin me një fitore në derbi.

Një hakmarrje e vogël. Nga ana tjetër, veç revanshit dy skuadrave u duhen tri pikët. Me tri pikë Tirana del kampione e Shqipërisë, ndërsa Partizani me fitore konsolidon vendin e tretë në renditje dhe shkon në Europë.

Një kombinim i vogël mes dy skuadrave që gjithmonë duan të mos e humbasin këtë sfidë të rëndësishme.

Tirana ka fituar ndaj Partizanit ndeshjen e parë me golin e Limajt nga 11 metrat dhe nga dy golat e Përgjonit e Xhixhës për bardheblutë, me Zhuniorin që shkurtoi distancat momentalisht.

Ndeshja e tretë është mbyllur në barazim. 420 ditë ka Tirana që nuk humbet një derbi në Superiore. Në tri ndeshjet e fundit bardheblutë kanë 2 fitore dhe një barazim ndaj Partizanit.

Arena e Lajmit


Derbi i kryeqytetit/ Partizani-Tirana, ndeshje revanshi në… “Elbasan Arena”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook