E çuditshme, por e vërtetë! Tifozët e Lionit po kërkojnë që lojtarët e tyre të mos veshin këpucë jeshile në ndeshjet e ardhshme. Këpucët e fundit Adidas X Speedportal kanë një ngjyrë të gjelbër dhe ato janë veshur nga gjithsej 13 lojtarë të ndryshëm.
Kjo ka mërzitur tifozët e pasionuar të Lionit, të cilët zbuluan një banderolë gjatë fitores së tyre 4-1 ndaj Trojes.
Pankarta kishte një foto të këpucëve me ngjyrë jeshile me një shenjë të kuqe ‘Mos’, e plotësuar me fjalët, ‘Respectez Nos Traditions’, që përkthehet si “respektoni traditat tona”.
Çfarë problemi ka me ngjyrën e gjelbër, ju mund të pyesni? Rivalët e Lionit, Saint-Etiene luajnë me fanella jeshile dhe tifozët nuk duan asnjë lloj shoqërimi.
Arena e Lajmit