Korabi shkon në Pukë sot, atje ku e pret Tërbuni. Është ndeshja përmbyllëse e këtij kampionati, ndonëse të dyja skuadrat do të luajnë edhe në zonën e “play off”-it. Tekniku dibran, Donald Mëziu, për “Panorama Sport” thotë:
“Ky është takimi përmbyllës i këtij kampionati dhe synimi ynë është të përgatisim skuadrën për ndeshjet e ‘play off’-it, mënyrën se si do të luajmë dhe çfarë duhet të korrigjojmë.
Ndonëse shkëputja me 11 pikë nga ndjekësi më i afërt na lë më të qetë, kjo nuk do të thotë asgjë për ne. Ne do të respektojmë kampionatin dhe do të kërkojmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Në skuadër janë rikthyer edhe titullarët që mungonin në ndeshjen e kaluar për shkak kartonësh.
Me rikthimin e Sefgjinit, Muçës, Razës, V.Mziut dhe Çutrës, do futemi në fushë për fitore, pa nënvlerësuar kundërshtarin që ka një ekip të mirë e jo më kot mban vendin e pestë në renditje, duke siguruar dhe ‘play off’-in.
Ne do të bëjmë lojën tonë e do të japim maksimumin në fushë”, tha tekniku Mëziu.
FATMIR ZHUZHI – Arena e Lajmit