“Arsimi, kryeprioritet i Partisë së Lirisë”, Meta: Për qeverinë sot prioritet janë oligarkët dhe PPP, fondet shkojnë për rrugët që nuk bëhen kurrë

Ilir Meta 1

Mbrëmjen e sotme po mbahet Konferenca Studentore e Partisë së Lirisë.

Në fjalën e tij, kreu i PL Ilir Meta, u shpreh se Partia e Lirisë e ka arsimin si kryeprioritet.

“Si mundet të mos dëgjohet zëri juaj. Ç’është ajo mendje e marrë që mendon se do të zbehë zërin tuaj e do të trembë shpirtin tuaj, se do të kufizojë ëndrrat tuaja dhe do ju bëjë të mundoheni duke punuar që të vijoni studimet e të humbni kohë për t’iu përkushtuar dijeve.

Ç’është ajo mendje e marrë që mendon se duke mos mbështetur pedagogë e Universitet do të arrijë të demoralizojë të rinjtë, të kërrusi pedagogët që kanë nevojë për mbështetje që të bëjnë me përkushtimin e cilësinë e duhur punën e tyre?

Ky është një shtet i papërgjegjshëm se ka një qeveri të tillë. Bordi i FMN dha alarmin për PPP, për koncesionet që nuk janë më nën kontrollin e askujt për qindra milion e miliard euro që janë taksat që paguajnë prindërit tuaj që shkojnë dëm. Sa është vlera e gjithë tarifave që paguajnë studentët sot?

Sa një kilometër e gjysmë rrugë sot.

PL dëgjon shqetësimin tuaj dhe të prindërve tuaj, ndaj PL e ka vendosur arsimin si kryeprioritet, si çështjen e parë që duhet vendosur sot e në të ardhmen kur diskutohet për buxhetin e shtetit.

Për qeverinë sot prioritet janë oligarkët ndaj fondet shkojnë për oligarkët dhe rrugët që nuk bëhen kurrë.

Nuk ka dështim më të madh për një të ri kur nuk arrin të gjej një vend pune për formimin që ai dhe familja kanë investuar.

Është vënë në pikëpyetje e ardhmja e universiteteve, 40 përqind ka pësuar ulje numri i studentëve në Universitetin Bujqësor.

Gjermanishten mësojeni por jo për të ikur nga vendi se atje mund të gjeni gjithçka, veç Atdheut dhe prindërve”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Arsimi, kryeprioritet i Partisë së Lirisë”, Meta: Për qeverinë sot prioritet janë oligarkët dhe PPP, fondet shkojnë për rrugët që nuk bëhen kurrë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook