“Duhet të tregojmë kujdes, sot mund të përfundonte ndryshe”, Josa: Nuk jam si disa që futen në fushë dhe festojnë…

Vllaznia arriti fitoren e parë të sezonit ndaj Kukësit me një gol në minutat e fundit që solli festën në Shkodër. Në përfundim të sfidës ka folur dhe vetë trajneri i vendasve Mirel Josa i cili ën një prononcim për “RTSH Sport” komentoi suksesin e të tijëve.

bandicam 2022-08-28 22-05-16-307

Ndeshja?

Ndeshje te tilla do të jenë, problemi është që lojtarët duhet ti vlerësojnë ndeshjet njësoj. Sepse kur vlerëson kundërshtarin vlerëson dhe punën tende. Do të flisnim ndryshe nëse ndeshja do të mbaronte 1-1 ose 1-2.

Si unë dhe futbollistët në 25 minutat e fundit duhet të ishim më të kujdesshëm në mënyrën sesi mbronim. Kukësi shtoi sulmin aty duhet të ishim më të kujdesshëm.

Rastet e humbura?

Edhe me ne donim të ishim më të qetë. Futbolli kështu është nuk mund ti shënosh të gjitha duhet të konkretizonim rastet e para me Jonuzin dhe Latifin, por mbrojtja është kryesore duhet të mbrohemi mirë sepse Kukësi na rrezikoi.

Lojtarët titullarë?

Për Kainan vendos unë pse nuk ishte. Dhe Hoxha është një lojtar zone, ai është lojtar zone ashtu ka luajtur dhe me Ballshin, ka qenë sulmues i para, kaq mund të them. Për të tjerët, unë pash ata që ishin më mirë psikologjikisht dhe ata luajtën.

Festa?

Unë kam festuar dhe herë tjetër kështu, por nuk është çështje psikologjike,por ishte gol i fundit. Unë festoj vetëm në fund dhe me futbollistët e mi, nuk jam si disa të tjerë që futen në fushë për të festuar me lojtarët. Ishte lloji i ndeshjes që edhe mund të fitohesh, por dhe të humbej ja përse festimi ishte i tillë. Menjëherë më pas unë u përqendrova te ndeshja.

Arena e Lajmit


“Duhet të tregojmë kujdes, sot mund të përfundonte ndryshe”, Josa: Nuk jam si disa që futen në fushë dhe festojnë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook