“Mund ta humbnim edhe më parë”, Gega i sinqertë: Gabimi ynë se mund ta mbyllnim, por ajo pjesë e parë…

Skënder Gega e ka komentuar si të evitueshme humbjen 2-1 përballë Vllaznisë që erdhi në ekstremet e ndeshjes. Trajneri i Kukësit tha për RTSH Sport se skuadra kishte bërë mirë vetëm në pjesën e dytë, ndaj edhe po të kishte fituar, nuk do të ishte plotësisht i kënaqur.

bandicam 2022-08-28 21-59-32-532

“Në të 96-ën, të humbasësh ndeshjen… Mund ta humbnim me parë, Vllaznia dominoi në pjesën e parë, ishte pjesë e dobët, nuk ishte ajo që ishim përgatitur. Janë shumë shkaqe, ndoshta edhe lojtarët nuk kanë minuta bashkë. Pas pushimit u korrigjuam, dolëm te loja jonë. Mënyra si erdhi humbja të vjen keq, mund ta mbyllnim me Peposhin. Ishte gabim i yni, Vllaznia mori atë që donte, një moment pavëmendje i dy qendërmbrojtësve, me një top pas shpine, kjo është ajo që insistoj. Është gjynah me një top të gjatë të mos rikuperosh, i tillë është futbolli.

Ishim përgatitur për të bërë ndërrimet, sulmuesi nëse do të ishte pak më mirë në performancë gjatë kësaj kohe, do të ishte nga fillimi. Mua më pëlqen si shkohet në sulm me shumë pasime, ai që luajti titullar është 21-vjeçar, vjen nga Kategoria e Parë, luan në shumë pozicione, nuk ka shpejtësinë e sulmuesit, por ka mënyrën si merr topin. Në pjesën e parë nuk hymë në lojë, lamë hapësira. Pjesa e dytë ishte e mirë për ne, por në një moment pavëmendshmërie u ndëshkuam dhe më vjen shumë keq.

Edhe po të mbaronte 2-1 në favorin e tonë, ishte një 45 minutësh i dobët. Në këtë aspekt e shoh, patjetër duhet fitore, është java e dytë. Vllaznia e nisi me humbje. Por unë jam optimist se i shoh në stërvitje çdo ditë, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se e para. Kemi nevojë të rritemi, të rinjtë të ingranohen më shpejt”, tha Gega.

Arena e Lajmit


“Mund ta humbnim edhe më parë”, Gega i sinqertë: Gabimi ynë se mund ta mbyllnim, por ajo pjesë e parë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook