Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për t’ju bashkuar familjen europiane.
Në një postim në Twitter, Berisha shkroi se ky është një akt historik dhe se autoritetet e Kosovës dëshmojnë përkushtimin për të ardhmen europiane për qytetarët.
“Një zhvillim i veçantë. Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian. Me këtë akt historik, Republika e Kosovës dhe autoritetet e saj dëshmojnë përkushtimin për të ardhmen europiane si e ardhmja më e ndritur për qytetarët e saj. Urime!”, shkroi Berisha.
Arena e Lajmit