Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, ëndërronte të festonte 25-vjetorin me një rezultat pozitiv ndaj Realit të Madridit, por festën mesfushorit fierak ja ka prishur Karim Benzema. Sulmuesi francez shënoi 2 herë në minutat e fundit në triumfin 1-3 të Realit ndaj Espanjolit, në minutën e 88-të, duke u dhuruar 3 pikë të tjera kampionëve në fuqi të La Ligës.
Ishte Vinicius Zhunior, ai që hapi serinë e golave në minutën e 12-të, teksa Joseleu, vendosi baraspeshën në minutën e 43-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Për sa i përket mesfushorit shqiptar ai e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 69-të, në këtë ditë të shënuar të 25 vjetorit të lindjes.
Entrée en jeu de Keidi Bare vs Real Madrid#EspanyolRealMadrid pic.twitter.com/pWovoBMuDn
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) August 28, 2022
Kur u mendua se Espanjoli do të ndalte Realit, ishte Benzema ai që vrau ëndrrën e vendasve. Në minutën e 88-të, pas një asistim të Rodrigo, bomberi francez realizoi për 1-2, ndërkohë që në minutën 90+10, vulosi gjithçka duke shënuar golin e tretë për Realin dhe të dytin personal.
Me këtë fitore Reali udhëheq në vendin e parë me 9 pikë në 3 ndeshje, teksa Espanjoli është pozicionuar në vendin e 16-të me vetëm 1 pikë. Sfidën radhës skuadra e Ançelotit do ta luajë në shtëpi ndaj Betisit që mban vendin e dytë.
Arena e Lajmit