Luçiano Spaleti ka qenë mjaft i pakënaqur pas sfidës së sotme të Napolit të tij. Jo për faktin se skuadra barazoi 0-0 në sfidën ndaj Fiorentinës në Firence, por për pritjen që i bëjnë vazhdimisht në këtë qytet me ekipe të ndryshme.
“Probleme mes meje dhe Firences? Por pse jo me të gjithë Toskanën dhe Europën?! Marr me vete një pikë të merituar dhe të vështirë. Ndeshja ishte e komplikuar, skuadrat u përballën të hapura dhe kishte raste nga të dy anët. Linja jonë e mbrojtjes u desh të luante dy herë në pjesën e dytë për 30 sekonda në inferioritet numerik dhe ia doli mirë, duke zgjidhur situata. Pastaj Golini u tregua i aftë në disa ndërhyrje dhe topi në kokën e Lozanos ishte shumë e lehtë për ta nxjerrë jashtë.
Problemet janë gjithmonë të njëjtat, që vijnë e të thonë ‘ajo nëna jotë dosë’ për 90 minuta me fëmijët e vegjël afër që shohin dhe askush nuk u thotë asgjë. Ka vite që dëgjoj të njëjtat gjëra, duhen marrë masa nëse ka tre budallenj. Thuhet se ngado është kështu por nuk është e vërtetë. Në Napoli askush nuk thotë asgjë ndaj pankinës kundërshtare. Flitet gjithmonë për Napolin, por nëse ofendojnë në Firence, të flasim për Firencen. Nëna ime është 90 vjeçe dhe vetëm atë kam, mungesa e sjelljes e një niveli të tillë është e papranueshme”, theksoi Spaleti para gazetarëve shumë i acaruar.
Arena e Lajmit