Lirohet i ‘forti’ i Shkodrës, gazeta belge kritika qeverisë shqiptare: Zhgënjyese! Safet Bajri duhet të shlyejë edhe 16 vite burg

Https Static.nieuwsblad.be Assets Images Upload 2023 03 07 B39c1335 Cbba 4906 A3d6 2d0e4ced1737

Sefet Bajri, 38-vjeçari që u dënua me 22 vite burg në Belgjikë, u lirua pas 6 viteve heqje lirie në Shqipëri.

Bajri cilësohej si ‘gangsteri’ më i kërkuar në Belgjikë, pasi akuzohej për tregtim droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Ai u detyrua ta vuante dënimin në Shqipëri, sepse ishte dëbuar nga Brukseli.

Gazeta belge “Nieuwsblad” ka kritikuar vendimin nga pala shqiptare për lirimin e tij, pa shlyer detyrimet. Kujtojmë që pas daljes së tij nga burgu, Atdhe Xharavina, një figurë publike shqiptare ka shpërndarë disa foto të të dyve në kanalin e tij TikTok të premten e kaluar nga Shkodra.

Mediat belge shkruajnë se Bajri bëri bujë në Belgjikë dhe se emri i tij ishte në listën e më të kërkuarve nga Policia Federale.

E shkuara e Bajrit në Belgjikë

Safet Bajri ose Safet Rustemi, siç e quanin në Belgjikë, ishte kreu i një klani mafioz që e drejtonte me tre vëllezër. Së bashku ata morën pushtetin në botën e krimit të Brukselit në vitin 2014.

Mbi ta rëndojnë akuzat për shfrytëzim prostitucioni, vjedhje dhe tregtim të lëndëve narkotike. Po ashtu shkruhet se kushdo që dilte para rrugës së tyre, ekzekutohej, si në rastin kur u vranë dy shqiptarë rivalë.

Bajri u arrestua nga policia e Brukselit dhe më 25 janar 2017, ku u dënua me 9 vjet burg.

Zhdukja e tij

Por në verën e vitit 2018 ai u zhduk sërish. “Qeveria shqiptare na zhgënjeu”, ka shkruar media belge, teksa ka vijuar se ‘ iu deshën muaj që Ministri i Drejtësisë, Koen Geens të dërgonte një kopje të vendimit belg në Shqipëri në shtator 2018, duke i lejuar ata të arrestonin Bajrin.”

Bashkëpunimi i dy vendeve

Të dy vendet ranë dakord që Bajri ta vuante dënimin në Shqipëri. Gjykata e Fierit vendosi muajin e kaluar se, Bajri ka kryer tashmë dy të tretat e dënimit të tij nëntëvjeçar dhe ka të drejtë për lirim me kusht sipas ligjit shqiptar.

Mirëpo, Bajri u ndëshkua shumë më rëndë. Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet. “A ka harruar Belgjika t’ua raportojë këtë shqiptarëve?”, shkruhet në artikull.

Lirohet i ‘forti’ i Shkodrës, gazeta belge kritika qeverisë shqiptare: Zhgënjyese! Safet Bajri duhet të shlyejë edhe 16 vite burg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook