EKSKLUZIVE/ Mposhtet konkurrenca e Tiranës dhe e Dinamos, Partizani pranë firmës me…

Megjithëse në skuadër ka lojtarë si Hadroj, Buxhelaj dhe Atanaskoski, Partizani është pranë transferimit të Albion Markut.

ALBION MARKU

Mbrojtësi ishte i huazuar vitin e shkuar nga Lokomotiva e Zagrebit, teksa në verë ai u largua nga “demat” dhe më pas u nda edhe me klubin kroat.

Ishte Dinamoja që u përfol se siguroi kartonin e 21-vjeçarit, por nga blutë nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Ndërkohë, burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se Marku është parë dje në ambientet akomoduese të Partizanit.

Mësohet se bisedimet janë në fazë të avancuar, teksa situata është mjaft e komplikuar, për shkak se janë të përfshira disa palë.

Thuajse e sigurt është që Marku do të kthehet te “demat”, teksa klubi që do ta federojë, duhet t’i paguajë 30 mijë euro Laçit, si taksë formimi.

Dyshimi i vetëm është nëse Dinamo e ka huazuar Markun te Partizani apo mbrojtësi nuk ka arritur marrëveshje me blutë dhe ka zgjedhur përfundimisht të kuqtë.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Mposhtet konkurrenca e Tiranës dhe e Dinamos, Partizani pranë firmës me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook