Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shijakut, në vendin e njohur si “Katër rrugët e Shijakut”.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën me dije se një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarje, por është arrestuar pak minuta më pas nga policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.