Barcelona dhe Mançester Junajtid vazhdojnë punën në merkato për të kompletuar plotësisht skuadrat respektive në këtë start të sezonit të ri, ku në orët e fundit ka dalë në skenë hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm mes dy mbrojtësve Serxhinjo Dest dhe Aron Van-Bisaka.
Sipas raportimeve nga “Goal” klubet janë në bisedime për kompletimin e kësaj marrëveshje me dy lojtarët që janë jashtë planeve të dy trajnerëve respektiv që nuk i konsiderojnë si pjesë të skuadrës për sezonin e ri.
Dest ishte prej kohësh në orbitën e anglezëve që duket se kanë përzgjedhur Bisakën si çelësin për ta arritur te shërbimet e mbrojtësit holandez.
Arena e Lajmit