Imazhet e ish-sulmuesit të Anglisë në shtrat me një bionde rreth dy javë para dasmës së tij, janë bërë virale.
Andy Caroll shihet duke fjetur gjumë shtrat me një vajzë, e cila është identifikuar si Taylor Jane Wilkey.
33-vjeçari mësohet se udhëtoi drejt Dubait për të marrë pjesë në festën e beqarisë së të fejuarës së tij, Billi Mucklow, javën e kaluar.
Më pas, ylli i televizioneve u rikthye në shtëpi me miqtë e saj, ndërsa ish-futbollisti vazhdoi festën në Dubai.
Mësohet se dy ditë pasi Billi Mucklow u largua, ai festoi me Taylor Jane Wilke, menaxhere e një klubi.
Caroll më pas ftoi Taylor dhe dy miq të tij të shkonin në suitën e hotelit pas festës në klube.
Fotot e mbrëmjes, përfshirë një fotografi të menaxheres së klubi të shtrirë pranë tij në shtrat e zhveshur dhe në një prej tyre me rroba banjo të tij të personalizuara, u shpërndanë në aplikacionin e mesazheve Snapchat.
Taylor ia dërgoi miqve të saj në Britani dhe ata i bënë virale. Të afërm të ish-futbollistit dhe partneres së tij, u shprehën: “Kjo është e turpshme, dasma është kaq afër.”
Por 27-vjeçarja Taylor tha për The Sun: “Thjesht po argëtoheshim. Fotot ishin një shaka. Pas festës u kthyem në hotelin e tij, isha unë, Andy dhe shoqja ime. Nuk kam fjetur me të, nuk ndodhi, ishim të tre në dhomë. Kishim pirë shumë, ishim të dehur. Kur u kthyem në suitën e hotelit të Andy, kërcyem pak, ai u shtri në shtrat dhe fjeti gjumë. Unë isha aty me shoqen time dhe bëra foto për shaka. Ua dërgova miqve të mi. Por s’ndodhi asgjë seksuale mes nesh, ishte shaka.”
Ajo rrëfeu se gjithashtu donte të flinte, ndaj hoqi fustanin dhe veshi një nga rrobabanjot e ish-lojtarit të West Ham.
“S’ndodhi asgjë që mund të prishtë marrëdhënien e tij, vetëm po argëtoheshim”, tha 27-vjeçarja.
Billi Mucklow dhe ish-futbollisti u njohën në vitin 2013 dhe u fejuan një vit më vonë. Çifti kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa Andry ka edhe dy fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.