“Boll është bajatosur Komisioni”, Vasili kritika Alibeajt dhe Gjiknurit: Jepini standard mbledhjes. Shpenzimet parazitë të kohës shkaktojnë përplasje

Vasili

Me debate po shoqërohet mbledhja e Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore në lidhje me zbatimin e rregullores nga dy bashkëkryetarët, Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri.

Në këtë mbledhje po diskutohet mbi propozimet e ekspertëve të komisionit (përfaqësues të Partisë Demokratike), lidhur me ndryshimet ligjore për zgjedhjet vendore. Vasili gjatë fjalës së tij nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i kërkoi drejtuesve të komisionit që të zbatojnë rregulloren.

DEBATI:
Gjiknuri:
Zoti Vasili unë isha korrekt, lash dhe zotin Alibeaj që të sqarohej. Unë mund të kem mendimin tim, i cili është politik, por mund të ketë një mendje juridike që mund të bindë anëtarët. Do dëgjoj opinionet, se unë mund të kem mendim politik si minidrejtues i kësaj mbledhje.

Alibeaj: Ne nuk jemi bashkë, unë jam vetëm këtu. Jam me ekspertët e mi. Nga ekspertët është vetëm një që ka propozuar, si zoti Sefa. Asnjë tjetër s’ka propozuar asgjë. Këtë dua të bëj me dije. I vetmi që ka propozuar është zoti Sefa. Është e drejta e çdo eksperti që të propozojë në varësi të atyre që përfaqëson dhe mbron. Ndaj ai foli. Duhet të zbatojmë rregulloren. Ndaj secili të shprehë vullnetin për këtë çështje. I pari që kërkoi fjalën ishte zoti Çollaku.

Gjiknuri: Zoti Vasili, para se t’ua jap fjalën për procedurë….do jua jap mo, një sekondë.
Alibeaj: Eksperti juaj është njohur, nuk ka sjell asnjë propozim. Pse të humbasim kohë. Është koha tashmë që secili prej deputetëve të shprehë vullnetin e vetë.

Vasili: Ky është komisioni i deputetëve të Kuvendit, eksprtët janë ndihmës, lehtësues të këtij procesi. Aq është e vërtetë sa që produktin e tyre, kjo tavolinë mund ta mbështesë apo ta rrëzojë. Ju them administrojeni siç është për t’u drejtuar këtë komision. Jeni thjesht lehtësues të standardit, boll është bajatosur ky komision. Jepini standard. Drafti është një i vetëm. Nuk ka mendime alternative mesa kam parë. Kjo është pjesa e atij që quhet debat politiko-teknik. Sa më parë të futemi në këtë lloj debati, aq më mirë është. Këto shpenzime kohësh parazite na fusin në përplasje.

Dashnor Sula: Do mundohem të jem i drejtpërdrejtë, pasi po të flas nga pikëpamja filozofike s’do ishim të detyruar që të bënim komisione vit për vit. Këtu po flasim për një problematikë të një shteti që nuk krahasohet dot as me Kosovën që bën zgjedhje më të mira se sa ne. Duhet të jemi të kujdesshëm. Atë që propozoi zoti Sefa, edhe këtu sot nuk është gjë e keqe që të ezaurohet debati.

Arena e Lajmit

“Boll është bajatosur Komisioni”, Vasili kritika Alibeajt dhe Gjiknurit: Jepini standard mbledhjes. Shpenzimet parazitë të kohës shkaktojnë përplasje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook