Tashmë është zyrtare, Henri Okebugu do të vijojë karrierën e tij në Azerbajxhan!
Ish-mesfushori i Kastriotit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Turan-Tovuz, e cila militon në Superligën e Azerbajxhanit.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi azer me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” ku njofton arritjen e marrëveshjes me nigerianin 24-vjeçar.
Kastrioti e priste në skuadër, por mesa duket Okebugu është bindur nga projekti i klubit të Turan dhe do të jetë për të paktën deri më 30 qershor 2023.
Më parë, Henri Okebugu ka qenë pjesë edhe e Partizanit.
– Arena e Lajmit