Drejtësia australiane ka shfuqizuar dënimet për vrasje nga katër persona të akuzuar, ndaj një refugjati shqiptar në një shtëpi droge në Adelaide katër vjet më parë.
Urim Gjabri u gjet i vdekur brenda një “shtëpie” bari në Para Vista në vitin 2018, me kafkën e tij të thyer pasi dyshohet se ishte goditur dhe ishin vjedhur bimët e kanabisit.
Benjamin John Mitchell, Alfred Claude Ridney, Matt Bernard Tenhoopen dhe Aaron Donald Carver u dënuan me burgim të përjetshëm me një periudhë pa lirim me kusht prej 20 vjetësh pasi një juri shpalli fajtorë të katër burrat për vrasjen e Gjabrit.
Por pasi fituan apelimin e tyre në gjykatën më të lartë të vendit, dënimet për katër autorët janë shfuqizuar.
Në rrëzimin e dënimeve, Gjykata e Lartë konstatoi se juria në gjyqin e tyre të parë nuk ishte e udhëzuar siç duhet, duke i hapur rrugën procedimit të apelimeve të burrave. Si përfundim, të katërt do të përballen me një gjyq të ri të Gjykatës së Lartë për vrasjen ndaj shqiptarit.
Arena e Lajmit