“Të ardhurat për frymë më të ulëta në rajon!”, Tabaku: Si e varfërojnë socialistët familjen shqiptare, duhet të ndryshojë taksimi

Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka renditur disa nga arsyet se si kjo qeveri po varfëron shqiptarët.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Tabaku thekson se të ardhurat për frymë të familjeve shqiptare është më e ulëta në raport me rajonin. Mes të tjerash Tabaku theksoi se është e nevojshme ndryshimi i taksimit.

REAGIMI I TABAKUT

📍Si e varfërojnë socialistët familjen shqiptare

👉Të ardhurat për frymë të familjeve shqiptare është më e ulëta në raport me rajonin ndërkohë që qeveria takson më shumë konsumin.e qytetarëve dhe padyshim punën e tyre.

👉 Përballë shifrave që nga viti në vit tregojnë varfërimin ekstrem të shqiptarëve dhe familjeve të tyre, qeveria vazhdon të këmbëngulë në skemat e taksimit për shtresën e mesme.

👉 Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 32% e mesatares Europiane me një diferencë jo të vogël në raport me vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut ka të ardhruat për frymë 38% të mesatares Europiane, Serbia sa 44% ndërsa Mali i Zi 48%.
💸 Konsumi, siç edhe pritej është në kuotat minimale duke qenë se edhe të ardhurat janë më të ulëtat. Shqiptarët konsumojnë 39% të mesatares së BE ndërsa vendet e rajonit konusmojnë 49% të mesatares së BE.
Shqiptarët 🇦🇱 janë qytetarët më të varfër në rajon, konsumojnë më pak dhe kanë më pak të ardhura. Binomi i varfërisë dhe mjerimit që thellon pabarazinë!
Si mund të ndryshojë? Shqipëria 🇦🇱 duhet të ndryshojë sistemin dhe mënyrën e taksimit, duhet të zbatojë tregun e lirë që sot është mbretëria e oligarkisë.
Pa ndryshuar këtë qasje Shqipëria nuk mund të zhvillojë asnjëherë potencialin dhe oportunitetet që ka. Koha është mendojmë për shqiptarët! Koha është të ndërtojmë Europën këtu!

“Të ardhurat për frymë më të ulëta në rajon!”, Tabaku: Si e varfërojnë socialistët familjen shqiptare, duhet të ndryshojë taksimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook