Milan Shkriniar ka bërë autokritikë në fund të ndeshjes, por ka komplimentuar edhe skuadrën.
“Patëm nevojë për tifozët si kurrë më parë, për më tepër për mënyrën si shkoi ndeshja”, e nisi fjalën e tij mbrojtësi që vazhdoi:
“Morëm dy shuplaka për fajin tonë dhe pastaj ishte e nevojshme të nxirrnim në pah karakterin tonë si skuadër.
Ishte shumë e rëndësishme ta mbyllnim në barazim pjesën e parë dhe ia dolëm, sepse vazhdoj të mendoj se ato dy shuplaka përveçse na dëmtuan edhe na zgjuan.
Reagime të tilla na bëjnë mirë të gjithëve, nga kjo kuptojmë se jemi një skuadër e fortë. Gjithsesi, kemi ende edhe dy ndeshje dhe duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë dhe t’i fitojmë të gjitha.
Tani do ta shijojmë fitoren dhe do të presim çfarë do të bëjnë ata (Milani). Radhën e ka Juventusi dhe Kupa e Italisë, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe edhe aty duhet të bëjmë maksimumin tonë, sepse duam të marrim trofeun”.
Arena e Lajmit