“1 mijë herë ta hetojnë kompleksin Partizani, s’do të gjejnë asnjë shkelje”, deklarata e fortë e Berishës: Në SPAK ka prokurorë që mbrojnë e fshehin vrasës

Whatsapp Image 2022 12 16 At 12.29.24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë kundër SPAK, ku theksoi se në këtë institucion ka prokurorë që mbrojnë dhe fshehin vrasës.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha nuk i kurseu ironitë, duke e quajtur prokurorinë e Posaçme Skapi i partisë.

“Asnjë ndërhyrje për SPAK. Përkundra, janë avokati publike. Mbrojtje e interesave të qytetarëve. SKAPIN e dëmtojnë ata që marrin si prokurorë ata prokurorë si Shehaj i Elbasanit që kapen në krim. E faktuar kjo nga të gjithë. Në makinën e trafikantit Grecaj u tha se nuk kishte materiale zgjedhore. Ku fluturoi ky prokuror? A kishte vend në SPAK ai? Ai duhet të linte detyrën. Doli dhe zbatoi vendimin politik, ai vendin e ka në burg. Ai e ka vendin në burg dhe sot është në SPAK. A ka më diskreditim për SPAK-un se sa shitja që iu bë dosjeve në mënyrën më të turpshme. Apo se sa t’i thuash që është krijesë e PS. kur them se SPAK është repart i PS-së, është ajo që kam thënë Edi Rama, se; është krijesë e PS. Këto janë majat e ajsbergut nga ato që them. Aty ke prokurorë të tjerë që me dosje kanë fshehur e mbrojtur vrasës. Ça pret nga ata? Ne presim që ë jetë organ akuze.
Ky që po flasim, bënte shkresa të ndiqet Foltorja. Unë bëra një ligj një herë por këta se ndaluan që të ndalohej vëzhgimi i partive. Unë mbroj ligjin, interesin publik. Nuk kam asgjë persona. Atë Bendon se emëroja kurrë kreun e SHISH.”, tha Berisha.

Po ashtu ai sfidoi hapur drejtësinë duke shtuar se le ta hetojnë 1 mijë herë kompleksin Partizani, por nuk do të gjejnë asnjë shkelje.

“S’me ke dëgjuar kurrë që ta qortojë kurrë SPAK se pse heton apo atë dosje. Le ta hetojnë 1 mijë herë kompleksin Partizani, s’do të gjejnë kurrë shkeljen më të vogël ligjore. Po të kishin gjetur në këtë periudhë, jam fatmirësisht në hetim ndërkombëtar. kam pasur një mik gjykatës amerikan, ishte i enturazhit të familjes së presidentit. Më thotë një herë; në një moment pa ditur gjë kisha qenë nën vëzhgim. Dy vite në vëzhgim në të gjitha mjetet. por ishte gjëja më e dobishme për mua. Kështu që s’kam asnjë gjë, përkundrazi kam çuar një ligj aty që të hiqet parashtrimi për kryeministrin. Mos të mashtrojnë që; ja këtu mund të jetë shkelur por… E kam bërë për të sfiduar të gjithë ata që përdorin korrupsioni, për të ndëshkuar antikorrupsionin në Shqipëri. E kam bërë për të ndihmuar veten time. Kryeministrat, ministrat ikin e vjedhin dhe shkojnë në parajsa, e nuk mendojnë për qytetarët.”, pohoi ai.

“1 mijë herë ta hetojnë kompleksin Partizani, s’do të gjejnë asnjë shkelje”, deklarata e fortë e Berishës: Në SPAK ka prokurorë që mbrojnë e fshehin vrasës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook