Një ndeshje për historinë, njihuni me rekordin e veçantë që u vendos në sfidën Bajern- Borusia Mynshengladbah

Portieri i Borusia Myshëngladbah, Jan Somer, është pa diskutim lojtari i javës në Bundesligën gjermane. 33-vjeçari ishte heroi i “Mëzave” në atë që konsiderohet si makthi i ekipeve mike, mitiku “Allians Arena”, përballë Bajern Mynih. Plot 19 gjuajtje, nga 20 të bavarezëve, u ndalën nga portieri i kombëtares helvete.

45345

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një portier në Gjermani të kapë një kuotë të tillë pritjesh. Pas përfundimit të takimit dhe konkretizimit të rekordit, nuk mund të mungonte ndjesa e gardianit Jan: “Ndihem i lumtur për rezultatin ndaj një ekipi si Bajern. Mund të kishim bërë edhe më mirë, por edhe mund të kishim pësuar gola”. Somer u duk se do të vinte me shpatulla pas murit edhe drejtuesit e Myshëngladbahut pas paraqitjes fantastike: “Ndodhem këtu prej 8 vitesh, nëse nuk do të isha integruar në ekip dhe projektet e tij, nuk do ta vazhdoja më këtë histori.

Di të them se klubi ku luaj aktualisht është familja ime dhe po i gëzohem formës. Do të diskutojmë me klubin për të ardhmen dhe zgjatjen e kontratës në momentin e duhur, përfshirë kushtet personale. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, përfundoi portieri i 19 pritjeve ndaj Bajernit.

Arena e Lajmit


Një ndeshje për historinë, njihuni me rekordin e veçantë që u vendos në sfidën Bajern- Borusia Mynshengladbah

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook