Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, i janë gjetur dhe fishekë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.G.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, iu gjetën 10 fishekë luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë ndaluan shtetasin A. J., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.