Milani i Stefano Piolit e ka nisur javën me një lajm të keq i cili lidhet më dëmtimet e Ante Rebiç dhe Divok Origit.
Të dy lojtarët e kanë braktisur stërvitjen e kuqezinjve në ditën e sotme pasi kanë ndjerë disa shqetësime fizike që do të vlerësohen në pasditen e ditës së sotme ose në mëngjesin e të martës.
Pioli po shpresonte që ta kishte grupin të plotë në prag të sfidës me Sasuolon por këto dëmtime duket se kanë prishur planet e teknikut të kuqezinjve i cili tashmë i ka opsionet në sulm mjaft të kufizuara. Dueli ndaj Sasuolos luhet këtë të martë në orën 18:30.
Arena e Lajmit