Pikantet e Kastrioti-Erzeni/ Anësorin e frikësojnë me ujë, arbitri kryesor nxjerr karton… shënimesh

Ndeshja e luajtur në Kamzë kishte edhe momentet e saj pikante, ku protagonist u bë kryesori Bastari. Në momentin e akordimit të një faulli, gjyqtari duhej të nxirrte kartonin e verdhë për lojtarin, por ka ngatërruar xhep dhe ka nxjerrë letrën e bardhë të shënimeve, duke ia drejtuar futbollistit.

kastrioti-erzeni

Ndërkohë, një fakt tjetër ishte që si rrallëherë, stadiumi i Kamzës kishte afro 800 tifozë, por e veçanta ishte se afërsisht 80 për qind e tyre kishin ardhur nga Shijaku.

Në një moment tjetër, Peposhi nxehet dhe debaton me Sadikin. “Mbylle gojën”, thotë mbrojtësi.

Një rast tjetër me anësorin Avdo, i cili kontestohet nga tifozët shijakas dhe disa tentojnë ta lagin me ujë. Në pushimin ku lojtarët u freskuan, Karakaçi ndërron këpucët.

Ndërsa zëvendëstrajneri i Kastriotit, Bekim Kuli, nervozohet dhe i kërkon shpjegime kapitenit të shijakasve mbi sjelljen jo të mirë të Iljazit karshi krutanëve.

– Arena e Lajmit


Pikantet e Kastrioti-Erzeni/ Anësorin e frikësojnë me ujë, arbitri kryesor nxjerr karton… shënimesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook