Çelsi ka mbyllur përfundimisht me Lestërin marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit Uesli Fofana. Francezi ka kaluar vizitat mjekësore ditën e djeshme me blutë e Londrës, pasi klubet arritën akordin për transferimin e tij në “Stamford Bridge” për shifrën e 70 milionë paundëve plus bonuset, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrejntë për “Blutë”.
Pasi e ndiqnin prej javësh, të premten “Dhelprat” pranuan ofertën e katërt për talentin e tyre, i cili do të firmosë një kontratë 6-vjeçare me blutë e Londrës.
Ai mungoi në ndeshjen kundër Çelsit të shtunën. 21-vjeçari konsiderohet një prej mbrojtësve më të talentuar të Europës.
Ai u transferua në “King Power Stadium” nga klubi francez i St Etienit në vitin 2020 për 36.5 milionë paund, ndërsa gjatë kësaj vere rinovoi edhe kontratën deri në vitin 2027.
Por, Tomas Tuhel këmbënguli fort për ta transferuar në Londër. Fofana bëhet mbrojtësi i tretë që vjen në “Stamford Bridge” këtë verë pas Kulibalit dhe Kukurejës.
PANORAMASPORT.Al