Altin Dumani u zgjodh kreu i ri i SPAK me pesë vota pro, e ndërsa procesi u ndoq nga afër edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
Por kush është kreu i ri i SPAK-
Altin Dumani është prokurori i cili udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona në vitin 2021 mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleda Hoxha.
Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai ka lindur në Shupenzë të Dibrës. Altin Dumani është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Force, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.
Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë. Ka pasur me pare edhe postin e kreu te komanduar te prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.
Dumani u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000.
Ai bëri bujë me qëndrimin që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008. Nga viti 2019, prokuror i SPAK dhe sot drejtues i SPAK.
Arena e Lajmit