Kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me debatin për shembjen e pallatit në Kombinat, në kuadër të procesit të rindërtimit.
Ai ka lajmëruar se ka bërë kallëzim në SPAK për Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Maringlen Qato dhe për të gjithë personat që kanë përgjegjësi ligjore për ngjarjet në pallatin nr. 4, në rrugën “Myslym Keta”.
Këlliçi ka publikuar edhe dokumentin që i është dorëzuar Prokurorisë së Posaçme.
Postimi i plotë:
Hapi i radhës.
Kallëzim në SPAK për Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Maringlen Qato dhe për të gjithë personat që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë përgjegjësi ligjore për ngjarjet në pallatin nr. 4, në rrugën “Myslym Keta”.
Vazhdon!
Arena e Lajmit