Tierri Henri zyrtarizon kthimin në futbollin italian: Do të qëndroja te Juventusi po të mos ishte një person

Tierri Henri ka vendosur të kthehet në futbollin italian. Sigurisht, jo si një lojtar, por si një drejtues. Ish-sulmuesi francez, i cili për dy sezone ka veshur fanellën e Juventusit, tashmë do të jetë bashkëaksioner në klubin e Komos në Serinë B, duke iu bashkuar në këtë rol një tjetër emri të njohur, Cesk Fabregas.

henri

“Di pasionin që ka për futbollin në Itali dhe nuk hezitova kur m’u propozua kjo mundësi për këtë që është një kapitull i ri në jetën time. Kam folur me Fabregas dhe Zambrota, Cesk do të jetë protagonist dhe do të japë një kontribut të madh në fushë, si titullar apo jo i tillë.

Eksperienca te Juventusi? Unë e desha shumë klubin bardhezi dhe do të kisha qëndruar po të mos ishte për një person. Kam respekt të madh për futbollin italian, duke ardhur për të luajtur këtu kuptova mentalitetin e futbollistëve. Unë kam qenë pjesë e një brezi kampionësh të kalibrit të Gatuzos e Pirlos”, tha ndër të tjera Henri në prezantimin në klubin italian.

Arena e Lajmit


Tierri Henri zyrtarizon kthimin në futbollin italian: Do të qëndroja te Juventusi po të mos ishte një person

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook