Nga Asllani te zëvendësimet, ja pesë pikat e dobëta të Interit që nxori në pah disfata me Lacion

Disfata e parë e sezonit, për më tepër e mbërritur ndaj një rivali jo të thjeshtë si Lacio, ndoshta nuk do të diskutohej aq shumë nëse paraqitja e zikaltërve do të ishte në nivel. Por padyshim që ajo që Interi tregoi në fushë, la shumë për të dëshiruar dhe në “bankën e të akuzuarve” ka përfunduar Simone Inzagi, që përveç “krimeve” të tij, duhet të përgjigjet edhe për individët e skuadrës së tij.

SS Lazio v FC Internazionale - Serie A

MENDËSIA – Zikaltrit nuk është hera e parë që provojnë kriza, pasi kanë pësuar gol. Kjo u tregua në sfidën ndaj Lacios në sezonin e shkuar, pastaj në derbin e 5 shkurtit dhe u rikthyen përsëri edhe këtë sezon pikërisht ndaj bardheklatërve. Në fillim u duk një episod, por tani duket si një defekt fabrike, që nuk po zgjidhet. Është një aspekt për të cilin ndikojnë shumë faktorë: personaliteti, aftësia për të reaguar, grinta dhe idetë e munguara për të depërtuar mbrojtjet kundërshtare.

LUKAKU – Vështirësia që po has Lukaku nuk është vetëm fizike, por edhe taktike. Belgu nuk është në maksimum dhe rikthimi i tij në këtë formë do të marrë edhe më shumë kohë pas dëmtimit. Shpresëdhënës është fakti që edhe me Konten e tillë ishte paraqitja e tij në fillim dhe pastaj shpërtheu, por tani ka një tjetër problem. Inzagi nuk ka arritur ta përshtatë ende as sulmuesin me lojën e tij e as lojën me sulmuesin. Zgjidhja ngelet për t’u gjetur.

PSE JO ASLLANI? – Galjardini në vend të Çalhanoglusë ka hapur jo pak diskutime, ashtu si koha e vonë e aktivizimit të turkut, por pikëpyetja tani është tjetër: Përse e ka eliminuar Asllanin nga zgjedhjet? Pas një vere ku trajneri u shpreh i befasuar nga mesfushori aq sa mund të kapërcente edhe Mikhitarianin në hierarki, vetë Inzagi e ka kornizuar atë para ndeshjes me Lacion vetëm si “zëvendësBrozoviç”. Lëvizje befasuese e trajnerit, në një moment kur skuadra më së shumti ka nevojë për paparashikueshmëri.

ASLLANI 1

ZËVENDËSIMET – Marrëdhënie e komplikuar e trajnerit me zëvendësimet. As këtë herë nuk ka bindur largimi nga fusha i Dumfrisit dhe Lukakut, që riktheu edhe një herë në vëmendje largimin e Çalhanoglusë dhe Perisiçit në debrin e shkurtit, para se kuqezinjtë të përmbysnin ndeshjen. Lexim i gabuar i situatave apo bindje jorezultative?

DOBËT GOSENS – Mungesa e Perisiçit ndihet falë Gosensit që ende nuk e ka gjetur vazhdimësinë e tij. Për gjermanin duket ngërç psikologjik, pasi cilësitë e tij i ka treguar me Atalantën. Ka kaluar një vit larg fushave pas dëmtimit, por fakti që tani parametrat fizikë janë në maksimum, tregon që Inzagi duhet t’i rikthejë besimin.

gosens

Arena e Lajmit


Nga Asllani te zëvendësimet, ja pesë pikat e dobëta të Interit që nxori në pah disfata me Lacion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook