Zgjedhja e kreut të SPAK/ “Duhet të ishte proces rutinë, mori vëmendje nga ndërhyrjet e mëdha”, Artan Hoxha: Fitorja e Dumanit erdhi nga…

Sdfgsdfgsdfgh

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur mbi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK ditën e sotme teksa ka thënë se ky proces duhet të ishte rutinë por mori vëmendje për shkak të interferencave që pati ditët e fundit që e kthyen në ngjarjen më të rëndësishme të ditës.

Hoxha shtoi se “për t’i hedhur benzinë zjarrit”, vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte e pranishme gjatë procesit të sotëm, e cila sipas tij shkoi për të treguar se ajo e donte medoemos këtë fitore.

Sipas tij gara për kreun e SPAK u perceptua si një përplasje mes Ramës dhe Kim, megjithëse ambasadorja amerikane tha se shkoi ditën e sotme për të sqaruar pozicionin e saj.

“Ky proces duhet të ishte një aktivitet rutinë i KLP për drejtuesin e SPAK. Me reformën në drejtësi, me mburojën  ligjore që i është dhënë SPAK kjo nuk do përbënte ngjarje, do ishte gjë rutinë. Kreu i SPAK është thjesht një administrator i kësaj strukture. 17 prokurorët e SPAK mund të bëhen edhe drejtues dhe procesi nuk ka qenë rutinë. Mesa duket interferenca te mëdha çuan që kjo të bëhej ngjarja kryesore e ditës është ndjekur siç do të ndiqet finalja e botërorit sepse e gjithë vëmendja u përqendrua aty. Për t’i dhënë benzinën e nevojshme zjarrit shkoi dhe ambasadorja Kim e cila shkoi aty për të sqaruar pozicionin e saj ashtu siç tha dhe vetë.

Fakti që ajo shkoi vetëm 1 metër larg atyre që po votonin ishte një mesazh shumë i lartë, ajo e donte medoemos këtë fitore. Kjo betejë u perceptua nga publiku si një përplasje mes Ramës dhe Kim, edhe pse ajo tha që shkoi për të shuar teoritë konspirative. Altin Dumani ka marrë 5 vota edhe para 3 vitesh dhe kishte mbështetjen e Amerikës por në minutën e fundit fitoi Kraja me 1 votë më shumë. Sot një votë nuk mori pjesë fare dhe mori fitoren pas votës që shkoi për Adnan Xholin, kjo ishte pikërisht vota që i dha fitoren Dumanit”, tha ai.

Zgjedhja e kreut të SPAK/ “Duhet të ishte proces rutinë, mori vëmendje nga ndërhyrjet e mëdha”, Artan Hoxha: Fitorja e Dumanit erdhi nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook