FOTOT/ Digjet godina 2-katëshe në Librazhd, njihej si “shtëpia e pritjes”

Img 20230310 Wa0013

Një godinë dy-katëshe në Librazhd është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 1. në orët e para të kësaj të premteje.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Godina në fjalë njihet ndryshe si “Shtëpi e pritjes” pasi gjatë kohës së sundimit të regjimit komunist shërbente për aktivitete të Partisë së Punës. Për disa kohë pas përmbysjes së sistemit monopartiak kjo godinë është shfrytëzuar për zyra shërbimesh të ndryshme dhe aktualisht për mbajtjen e dokumentacionit të disa institucioneve.

FOTOT/ Digjet godina 2-katëshe në Librazhd, njihej si “shtëpia e pritjes”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook