Partizani kthehet në kohën e Ilir Dajës, ja kur është hera e fundit që kryesonte i vetëm kampionatin

Fitorja e sotme ndaj Laçit ka mbajtur Partizanin në vendin e parë në renditjen e Kategorisë Superiore me pikë të plota. Por ndryshe nga java e parë, kur ishte në shoqëri të disa skuadrave të tjera, tashmë të kuqtë janë të vetëm në kryesim.

partizani

Një gjë e tillë nuk ndodhte prej rreth një viti e gjysmë, më saktësisht, në fazën e katërt të sezonit 2020-2021. Me 3 maj 2021, në javën e 31-të ta atij sezoni, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja fitoi 1-0 me golin e Asanit ndaj Apolonisë dhe mori i vetëm kryesimin e Superiores

Kryesim që nuk ia doli ta ruante deri në fund, teksa mbylli kampionatin në vendin e tretë, me 1 pikë më pak se Teuta që u shpall kampione. Në atë edicion, Partizani kishte regjistruar vetëm 3 pikë pas dy javëve të para, pasi ishte mundur 2-1 nga Kastrioti në ndeshjen e parë të sezonit.

renditja

Arena e Lajmit


Partizani kthehet në kohën e Ilir Dajës, ja kur është hera e fundit që kryesonte i vetëm kampionatin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook