Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se teksa”Shqipëria përmbytet, kryeministri krihet dhe poston lojëra”.
Ai shkroi më tej se ka mijëra hektarë tokë të përmbytura, banesa e bagëti në gjithë vendin, ndërsa kryeministri poston foto nga parku i lojërave në Shishtavec.
Postimi i plotë:
Shqiperia e permbytet kryeministri krihet… dhe poston lojrat ne FB!
Nje shprehje thote “Stambolli digjet dhe zuska krihet” e perkthyer ne shqip sot eshte: Shqiperia e permbytur dhe kryeministri krihet.
Mijra e mijra ha toka te permbytura, banesa, bageti dhe bisnese gjithfaresh ane e mbane Shqiperise.
Ndersa ne menyre skandaloze Edi Rama poston sot ne FB foto nga Parku i Aventurave ne Shishtavec.
Shqiperia NUK KA kryeminister!!
Kur te gjithe presin kryeministrin te jete ne krye te puneve kryeministri ne menyre cinike poston budalleqe.
Te gjithe presin qe kryeministri te veshe cizmet e te shkoje ne zonat e permbytura, po ky Rama nuk ka kohe per pushim….. se do postoje parkun e lojrave te shishtavecit!
Por Shqiperia ka thjesht grabitqare, qe gjithmone i lene shqiptaret vetem ne dite te hallit.